VIDEO/ Tregon egoizëm duke ‘injoron’ keq Griezmann-in, shikoni çfarë bëri Messi...

VIDEO/ Tregon egoizëm duke ‘injoron’ keq Griezmann-in, shikoni çfarë bëri Messi...

09:06, 06/11/2019

Tifozët e Barcelonës mendojnë se Lionel Messi nuk i beson Antoine Griezmannit me të cilin është përfolur në media se nuk ka raport të mirë.

Barcelona u ndal me barazim pa gola nga skuadra çeke Slavia Prague dhe tifozët katalanas evidentuan një moment kyç në ndeshje, kur Lionel Messi e injoroi Antoine Griezmann-in dhe tentoi të shënojë një gol individual.

Megjithëse francezi ishte bosh, Messi u tregua egoist duke zgjedhur që të gjuajë kurse topi përfundoi duke u përplasur në shtyllë, shkruan SYRI.net.

Griezmann gjatë gjithë kohës u mundua për të qëndruar në një pozicion të favorshëm në lojë, por 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk i pasoi madje pas rastit ai nuk i ka kërkuar as ndjesë shokut të skuadrës.

Më poshtë shikoni rastin e pabesueshëm që humbi Barcelona:


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco