Talenti i Salzburg thyen rekordin e Alex Del Pieros në Champions

Talenti i Salzburg thyen rekordin e Alex Del Pieros në Champions

22:11, 05/11/2019

Erling Haland vazhdon të vendosë rekorde në Ligën e Kampioneve, ku ka arritur deri tani të gjejë rrugën e rrjetës në secilën prej ndeshjeve që ka luajtur në fazën në grupe të turneut.

19-vjeçari norvegjez i ka bërë një start të jashtëzakonshëm këtij edicioni e ndeshje pas ndeshje, po thyen shifra të cilat mendohej se do të ishte e vështirë të përsëriteshin nga dikush.

Sot, me golin e shënuar ndaj Napolit, ai është bërë lojtari i pestë që ka shënuar në të katër ndeshjet e tij të para në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

Më parë e kishin realizuar Zhoze Karlos (Porto), Del Piero (Juventus), Diego Kosta (Atletiko Madrid) dhe Brahimi (Porto).

Por adoleshenti u bë ai që vendoste rekordin si lojtari më i ri që e bënte një gjë të tillë.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Alesandro Del Pieros, i cili shënoi në katër ndeshjet e tij të para në grupe si Juventusin kur ishte 20-vjeçar.

Sot, Haland arriti të kalonte edhe këtë legjendë të futbollit europian duke u shfaqur gjithnjë e më shumë si një prej yjeve më premtues të së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco