Son ia theu këmbën Gomesit, Tottenhami merr këtë vendim befasues!

Son ia theu këmbën Gomesit, Tottenhami merr këtë vendim befasues!

08:56, 05/11/2019

Në ndeshjen mes Evertonit dhe Tottenhamit, të luajtur në fundjavë, ka ndodhur një dëmtim i tmerrshëm.

Koreani Heung Min Son ka ndërhyrë ashpër dhe për pasojë i ka thyer këmbën lojtarit të Evertonit, Andre Gomes. Gjyqtari Martin Atkinson e përjashtoi me karton të kuq, ndërsa Son me lot në sy u largua nga fusha e blertë.

Sipas rregullores në Premier Ligë, tashmë Son do të jetë i dënuar të mos luajë në dy ndeshjet e ardhshme.

Por Tottenhami nuk po pajtohet dhe ka apeluar vendimin ku pavarësisht ndëryhrjes së ashpër kërkohet në mënyrë befasuese të hiqet dënimi dhe Son të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Sheffield United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Pipi05/11/2019 15:34

S'ia theu kemben Son. Kemba iu thye ne renie.

Shto koment

Denonco