Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Talenti shqiptar nënshkruan me SPAL

Talenti shqiptar nënshkruan me SPAL

10:36, 02/11/2019

Shtohet kolonia shqiptare në Seria A. Talenti 17 vjeçar, Altin Kryeziu ka firmosur kontratën e parë si profesionist.

Lojtari me origjinë shqiptare, i cili mbron ngjyrat e Kosovës ka firmosur me SPAL, duke iu bashkuar në këtë mënyrë Etrit Berishës.

Portieri i Kombëtares shqiptare pritet ta ndihmojë për tu inkuadruar në ekipin e parë, pasi tashmë, Kryeziu do të luajë me ekipin SPAL U-19, e cila garon në Primavera grupi A2. Kujtojmë që së fundmi, Serie A italiane iu shtuan emra si Kastriot Dërmaku dhe Amir Rrahmani.

Futbollistë të tjerë shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian janë: Thomas Strakosha, Valon Berisha, Marash Kumbulla, Emanuele Ndoj, Berat Xhimshiti dhe Elseid Hysaj.Sezonin e kaluar, mesfushori luajti 22 ndeshje për ekipin e Triglav në Slloveni, duke shënuar gjashtë gola.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco