Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Rossi në Formula1, Lewis Hamilton në MotoGP: Tashmë rokada e shekullit e ka një datë

Rossi në Formula1, Lewis Hamilton në MotoGP: Tashmë rokada e shekullit e ka një datë

09:24, 02/11/2019

Ashtu sikurse ishte diskutuar Lewis Hamilton dhe Valentino Rossi do të bëhen protagonistë të një ndërrimi vendesh, të cilin mund ta konsiderojmë pa frikë si rokada e shekullit.

Mungojnë ende disa detaje të vogla, por tashmë është e sigurt që piloti italian do të marrë drejtimin e makinës Mercedes, ndërsa britaniku do t’i hipë motorit Yamaha.

Image

“Doktori” nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për makinat e Formulës 1, ashtu sikurse Lewis, i cili është mjaft i tërhequr nga adrenalina që të ofron motori. Tashmë është vendosur edhe zyrtarisht data që do të shohë dy legjendat e Moto GP dhe Formulës 1 të ndërrojnë vendet në pistë. Do të jetë 9 dhjetori 2019-ës, një javë pas përfundimit të Botërorit të Formulës 1. Cirkuiti i përzgjedhur për këtë spektakël do të jetë “Ricardo Tormo” i Valencias.

Image

Bëhet fjalë për një event “të çmendur” që do të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës. Për Valentino Rosin ky nuk mund të quhet një debutim, pasi “Doktori” ka zhvilluar teste të ndryshme me Ferrarin gjatë vitit 2006 dhe italiani i Yamahas është shprehur në shumë raste se një kalim i tij në Formulën 1 ka qenë më shumë se një hipotezë. “Doktori”, ndonëse i zhgënjyer për garën e fundit të Moto GP që u zhvillua në Japoni, ku bëri një tjetër paraqitje të dobët, duket shumë entuziast për idenë e ndërrimit të vendeve me Lewis Hamiltonin.

“Do të ishte vërtet diçka shumë e bukur”, është shprehur Rosi. Nga ana tjetër edhe Hamilton gjithashtu në shumë raste nuk e ka fshehur dëshirën e madhe që ka për motorët dhe Moto GP-në në veçanti. Rosi regjistron 9 tituj kampionë në botën e motoçiklizmit, ndërsa Hamilton pret të marrë zyrtarisht titullin e 6-të në Formulën 1 këtë fundjavë në SHBA, ku i mjaftojnë vetëm 4 pikë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco