PSG-ja pëson humbjen e tretë në Ligue 1, Dijon përmbys rezutlatin

PSG-ja pëson humbjen e tretë në Ligue 1, Dijon përmbys rezutlatin

23:10, 01/11/2019

Dijon ia ka shkaktuar Paris Saint Germainit humbjen e tretë këtë sezon në Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Stephane Jobard ka befasuar të gjithë duke fituar me përmbysje 2-1 përballë kampionëve në fuqi të Francës.

PSG e nisi furishëm, pasi Kylian Mbappe shënoi duke zhbllokuar rezultatin. Por Mounir Chouiar ishte ai që shënoi golin e barazimit 1-1 pasi arbitri kishte dhënë 6 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

Chouiar realizoi pas një pakujdesie të Navas, të cilit i shpëtoi topi gjatë gjuajtjes së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të, realizoi edhe Jhonder Cadiz për t’i shokuar miqtë dhe për t’ia dhuruar fitoren Dijonit, pasi deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar.

Pas kësaj humbje, PSG mban kryesimin me 27 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco