Kombëtarja merr lajmin e mirë në prag të sfidës kundër Andorrës dhe Francës

Kombëtarja merr lajmin e mirë në prag të sfidës kundër Andorrës dhe Francës

17:36, 31/10/2019

Elseid Hysaj sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për dy takimet e radhës së Kombëtares kuqezi ndaj Andorrës në “Elbasan Arena” dhe ndaj Francës.

Kapiteni i kombëtares shqiptare i cili po qëndron jashtë fushave të futbollit që nga fillimi i muajit tetor për shkak të një dëmtimi që pësoi në shpinë në ndeshjen ndaj Torinos.

Mbrojtësi shkodran është rikthyer në stërvitje me Napolin këtë të enjte dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.

Në këto momente duke patur parasysh edhe dëmtimin e rëndë të Malcuit, Ancelotti ka shumë nevojë për shqiptarin pasi pritet ta përshtasë Hysajn në krahun e majtë të mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco