Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kosovë – Angli, FFK publikon çmimin e biletave

Kosovë – Angli, FFK publikon çmimin e biletave

17:27, 31/10/2019

Më datën 17 nëntor zhvillohet ndeshja e shumëpritur për popullin “Dardan”,  Kosovë – Angli.

Rezultati është shumë i rëndësishëm në këtë ndeshje për Kosovën, pasi një barazim ose fitore do të thonte shumë për kualifikimin në EURO2020.

Ditën e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje.

Në tribunat veri dhe jug, sipas FFK-së bileta do të kushtojë 5 euro, në lindje 10-15 euro, perëndim 15-20 euro ndërsa më të shtrenjtat do të jenë VIP të cilat do të kushtojnë 80 euro.

FFK ka bërë gjithashtu të ditur se biletat do të dalin në shitje javën tjetër.

Ndeshjen e parë në Grupin A, Kosova e humbi ndaj Anglisë 5-3, një sfidë ku ‘Dardanët’ treguan se mund t’ia bëjnë të vështirë ndeshjen edhe një skuadre siç është ajo e ‘Tre Luanëve’.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco