Firmos kontratën e re me PSG-në, Verratti bëhet italiani më i paguar

Firmos kontratën e re me PSG-në, Verratti bëhet italiani më i paguar

17:15, 31/10/2019

Mesfushori Marco Verratti ka firmosur një kontratë të re et Paris Saint-Germain, e cila do ta lidhë me klubin francez deri më 2024.

Mesfushori 26-vjeçar me pagën që do të marrë te Paris Saint Germain nga tani e tutje është bërë lojtari italian më i paguar.

Nga marrëveshja e re Verrati do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, 1 më shumë se Stephan El Shaaraëy që në Kinë me Shanghai Shenhua përfiton 15 milionë euro në sezon.

Verrati fiton 2 milionë euro më shumë se Graziano Pelle që gjithashtu luan në Kinë me Shandong Luneng dhe 7 milionë euro më shumë se Giovinco i cili nga kontrata që ka firmosur në Arabinë Saudite me Al Hilal merr pagën 10 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco