VIDEO/ Bale 'tërbon' tifozët e Realit, ja çfarë bëri kur shokët e skuadrës po luanin

VIDEO/ Bale 'tërbon' tifozët e Realit, ja çfarë bëri kur shokët e skuadrës po luanin

16:48, 31/10/2019

Gareth Bale i ka ditët e numëruara tek Reali i Madridit.

Uellsiani po shkakton probleme si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Mbrëmë, në ndeshjen që Real Madridi e fitoi 5-0 kundër Leganes, Gareth Bale u largua nga “Santiago Bernabeu” në minutën e 82-të, duke humbur golin e fundit që e realizoi Luka Jovic.

“Futbollist jo profesionist”, kështu e quan “El Chiringuito” veprimin e Gareth Bales, pak ditë pasi vizitoi Londrën.

 “Është mungesë respekti, në vend se të zbresë dhe t’i përgëzojë shokët, ai largohet shumë më herët nga stadiumi”, tha Josep Pedrerol, drejtuesi i “El Chiringuito de Jugones”, të cilët filmuan uellsianin duke lërë më herët stadiumin.

Sipas “El Chiringuito”, Bale mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit në Madrid pasi drejtuesit e klubit janë ngopur me mungesën e profesionalizmit të 30-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco