Marchisio rrëfen tmerrin e përjetuar: Më vendosën armën në kokë, për fat të mirë në kohën kur grabitësit hyn në shtëpi...

Marchisio rrëfen tmerrin e përjetuar: Më vendosën armën në kokë, për fat të mirë në kohën kur grabitësit hyn në shtëpi...

16:27, 31/10/2019

Mbrëmjen e së hënës në Vinovo, në zonën e Torinos, vila e Claudio Marchisio, ish-futbollistit të Juventusit  ra pre e grabitëseve.

Pesë persona të maskuar hynë në shtëpinë e italianit, për t’i grabitur, duke i kërcënuar nën praninë e armëve.

Marchisio ka folur për tmerrin e përjetuar, teksa në një intervistë të dhënë, është shprehur se pavarësisht se kishin pistoletën te koka, ai së bashku me gruan e tij ia dolën të qëndronin të qetë: “Ata na vendosën pistoletat në kokë. Unë nuk kisha parë asnjëherë në jetën time armë të vërtetë.

Për fat të mirë ia dolëm të ishim të ftohtë. Ishin pesë burra që hynë në shtëpinë tonë. Ata më pyetën se ku i kishim fshehur gjërat me vlerë. Unë iu thashë atyre se nuk kemi një vend ku i mbajmë, megjithatë ata nuk më besuan. Morën gjithçka gjetën dhe u larguan menjëherë.

Isha shumë i frikësuar, si për veten ashtu edhe për bashkëshorten. Për fat të mirë, në ato momente fëmijët nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar të luanin futboll, dhe nuk ishin kthyer ende. Ishim të frikësuar, por fatmirësisht mbetëm të qetë edhe kur na kërcënuan me pistoletë në kokë.”, u shpreh Markizio për “Corriere della Sera”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco