Marcelo: Kisha ankth në finalen me Liverpoolin, nuk mund të merrja frymë

Marcelo: Kisha ankth në finalen me Liverpoolin, nuk mund të merrja frymë

15:44, 31/10/2019

Që nga fitimi i Ligës së Kampionëve në maj të 2018-ës ndaj Liverpoolit, Real Madridi nuk ka treguar një formë të mirë në këtë kompeticion.

Pikërisht finalja ndaj anglezëve ishte një moment emocionues për “Los Blankos”, pasi siguruan titullin e 13-të të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.

Megjithatë nuk ishte një periudhë shumë e mirë për mbrojtësin Marcelo.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi tregon për ankthin që kishte para ndeshjes, ku thotë se nuk mund të merrte frymë.

“Unë nuk mund të merrja frymë, por u përpoqa të mos ngjallja panik. Një natë para ndeshjes unë nuk mund të haja dhe të flija. Asnjëherë më parë nuk isha ndjerë në ankth kaq të madh, nuk e dija se çfarë po më ndodhte. Mendova të telefonoja mjekun, por kisha frikë se nuk do më lejonte të luaja.

Megjithatë erdhi momenti i ndeshjes, unë hyra në fushë, por përsëri kisha probleme me frymëmarrjen. Në atë moment mendova, se nëse do të vdisja, atëherë duhet ta bëja duke shkëlqyer në fushë. Sapo nisëm ndeshjen, gjithçka ndryshoi. Kisha probleme vetëm në fillimin e ndeshjes, gjithçka më pas ishte normale. Ankthi ishte larguar nga mua dhe unë isha në paqe”, u shpreh mbrojtësi brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco