Rritet vlera e Lautaro Martinez, shifra e frikshme që e shet Interi

Rritet vlera e Lautaro Martinez, shifra e frikshme që e shet Interi

14:06, 31/10/2019

Ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 13 ndeshje. Këto janë shifra që i përkasin Lautaro Martinezit, sulmuesit argjentinas që ka fituar zëmrat e tifozëve të Interit, duke qenë gjithnjë e më shumë vendimtar te skuadra zikaltër.

Për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes klubet më të mëdha europiane, nga Manchester United te Barcelona, por vlera e sulmuesit ka pësuar një rritje të frikshme, me Interin që nëse do të vendosë ta shesë, do të arkëtonte një shumë të barabartë me katërfishin apo pesëfishin e vlerës që u pagua për ta marrë nga skuadra argjentinase Racing (25 milionë euro).

“Djajtë e Kuq” mësohet se do të synojnë ta blejnë që në janar, por për këtë duhet të kenë gati një ofertë të majme prej 111 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco