I grabitën shtëpinë dhe e kërcënuan me armë, reagon Marchisio

I grabitën shtëpinë dhe e kërcënuan me armë, reagon Marchisio

13:47, 31/10/2019

Claudio Marchisio shfrytëzoi rrjetet sociale për të reaguar ndaj grabitjes së armatosur që ndodhi në shtëpinë e tij në Torino.

Katër hajdutë hynë në pronën e ish-lojtarit të Juventusit dhe e kërcënuan atë dhe gruan e tij me armë zjarri përpara se të arratiseshin me para, stoli dhe orë.

“Nëse hyni në shtëpinë e një personi për të vjedhur, ju jeni një kriminel”, postoi italiani në Twitter.

“Nëse tregon armën përballë një gruaje, je hajvan. Nëse nga e gjithë ajo histori ajo që merrni është një shaka idiote, ju jeni i dobët. Për të gjithë të tjerët, një ndjenjë mirënjohjeje që na bën të ndihemi si në shtëpi”, shkroi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco