Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Milani synon njërin nga qendërmbrojtësit e Juventusit

Milani synon njërin nga qendërmbrojtësit e Juventusit

13:24, 31/10/2019

Milani është në kërkim të një mbrojtësi qendre dhe për momentin duket se është përqendruar në shtëpinë e Juventusit.

Drejtuesit kuqezi synojnë njërin mes Danielle Ruganit dhe Merih Demiral.

Në fakt, të dy këta emra nuk janë të rinj sa u përket dëshirave të klubit nga Milano, pasi edhe në verë pati disa diskutime mes dy skuadrave, sidomos për mbrojtësin turk, por në fund klubi bardhezi vendosi që ta mbante atë.

Maurizio Sarri ka në dispozicion 5 mbrojtës qendre dhe largimi i njërit prej tyre do të ishte një lehtësim për të gjithë, veçanërisht për Ruganin, i cili nuk ka luajtur thuajse aspak këtë sezon.

Por, nga ana tjetër, dëmtimi i Chiellinit ia bën më të vështirë Milanit për të bindur drejtuesit e kampionëve të Seria A për të lënë të lirë njërin mes emrave të sipërpërmendur dhe një tratativë e tillë do të varet pikërisht nga gjendja e kapitenit të Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco