‘Marca’ rendit 4 arsyet pse Messi duhet të fitojë ‘Topin e Artë’

‘Marca’ rendit 4 arsyet pse Messi duhet të fitojë ‘Topin e Artë’

12:42, 31/10/2019

Një javë pasi u zbuluan të nominuarit dhe një muaj para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Leo Messi e bëri të qartë me “ekspozitën” e tij kundër Valladolidit se ai meriton të marrë “Topin e Artë”, të gjashtin në karrierë.

Kompanitë e basteve nuk e kuotojnë si pretendent, por “Marca” merr përsipër të listojë katër arsye pse Messi do ta fitojë “Topin e Artë” të vitit 2019.

Vit më i mirë se i Cristiano Ronaldos

Prej më shumë se një dekade, Messi dhe Ronaldo janë duke dueluar vit pas viti për të qenë lojtari më i mirë në botë. Në vitin 2019, argjentinasi ka shënuar më shumë sesa portugezi mes klubeve dhe kombëtares: 38 për Leon dhe 27 për Cristianon.

Kuotimi me vlerë të lartë

Rrallë herë kuotimi i tij ka patur këtë vlerë të lartë. Që Messi do të shpallet lojtari më i mirë i vitit nga “France Football” ka një koeficient 3.25 te “MARCA Apuestas”, një nga kompanitë që ofron shpërblimin më të madh. Kjo sigurisht që ka vlerë.

Handikapi i një mbrojtësi

Më i preferuari nga kompanitë e basteve për të fituar “Topin e Artë” është Virgil van Dijk (koeficienti 1.40). Qendërmbrojtësi i Liverpoolit ka në favor të tij suksesin në Champions League. Sidoqoftë, në 20 vitet e fundit vetëm një mbrojtës e ka marrë këtë trofe: ishte Cannavaro në vitin 2006, kur fitoi Kupën e Botës.

Ka fituar “The Best”

Në tre vitet e fundit një rregull është përmbushur: lojtari i cili është vlerësuar më i miri nga FIFA, ka marrë edhe “Topin e Artë”. Kjo ndodhi me Cristiano Ronaldo në vitet  2016 dhe 2017 dhe me Luka Modricin në vitin 2018. Shtatorin e kaluar, Messi mori çmimin “The Best 2019”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco