A do të inaugurohet ‘Arena Kombëtare më 17 nëntor ndaj Francës?  Duka sqaron gjithçka

A do të inaugurohet ‘Arena Kombëtare më 17 nëntor ndaj Francës? Duka sqaron gjithçka

12:01, 31/10/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka konfirmuar se “Arena Kombëtare” do të inaugurohet në ndeshjen e 17 nëntorit kundër Francës.

Në një intervistë për “News24”, Duka është shprehur se ndaj Francës do të jetë inaugurimi i stadiumit të ri dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Punohet me intensitet dhe do të vazhdohet të punohet deri më datë 17 nëntor, duke bërë gati që ky stadium do të inaugurohet dhe për këtë po i japim dorën e fundit përgatitjeve. Kanë ardhur përfaqësues nga UEFA, kameramanë dhe media nga Franca dhe ne kemi mbajtur shënim të gjitha vërejtjet që kanë pasur dhe po i riparojmë. Gazetarët do të vendosën në katin e parë ku është dukur më e përshtatshëm për ta. Nuk ka asnjë dyshim që ky stadium do të inaugurohet ndaj Francës, përveç forcave madhore që nuk varen nga njerëzit”, deklaroi Duka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Maloku31/10/2019 18:04

A nga Franca kane ardhur?. Qenka pune e mbarume....

Shto koment

Denonco