Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Vlerësimi i mediave italiane për Strakoshën dhe Gjimshitin

Vlerësimi i mediave italiane për Strakoshën dhe Gjimshitin

11:29, 31/10/2019

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Thomas Strakosha, kanë luajtur mbrëmjen e djeshme me skuadrat e tyre, ndeshjet e vlefshme për Serinë A.

Atalanta e Gjimshitit barazoi 2-2 ndaj Napolit, në transfertë dhe mbrojtësi shqiptar nuk bëri një nga ndeshjet më të mira.

“Tuttomercato.web”, e ka vlerësuar me notën 5.5.

“Markimi ndaj Milikut ishte problematik. Gasperini e ka këshilluar disa herë në 30 minutat e para dhe e thirri në pankinë”, shkruhet për mbrojtësin kuqezi.

Nga ana tjetër, Strakosha është vlerësuar me notën 6.5, në fitoren e Lazios ndaj Torinos.

“Reagoi në një goditje të Meite që u devijua nga Açerbi dhe mund të kishte rihapur ndeshjen. Për pjesën tjetër, një mbrëmje relaksuese”, është vlerësimi për gardianin shqiptar të Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco