Pique: Messi nuk më befason, është më i miri i gjithë kohërave

Pique: Messi nuk më befason, është më i miri i gjithë kohërave

10:32, 31/10/2019

Gerard Pique dha një intervistë në programin “Lar El Larguero”, të Cadena SER, ku prezantoi dhe analizoi projektin e tij të Davis Cup.

Ai foli gjithashtu edhe për tema të ndryshme që lidhen me Barcelonën, ku më kryesorja ishte ajo e mundësisë së humbur për të blerë Neymarin në verë.

Qendërmbrojtësi katalanas zbuloi një plan interesant të futbollistëve për të përqafuar sërish brazilianin, por që nuk ishte realizuar.

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Mendoj se gjithmonë do ta ketë një derë të hapur. Ne, futbollistët, i kërkuam presidentit Bartomeu që ishim gati të preknim kontratat tona për të qenë në rregull me “Fair Play-n Financiar”. Ideja ishte që shumën që do të linim do ta rikuperonim në sezonin e dytë apo të tretë në mënyrë që të realizohej blerja e Neymarit. Më shumë sesa ulje e pagës, bëhej fjalë për gjetjen e një formule. Klubi tha se dukej mirë, por më pas u pa që do të kishte probleme të tjera”, pohon mbrojtësi i Barçës.

Pique komentoi edhe vendimin, sipas tij të gabuar, për shtyrjen e El Clasicos: “Vendimi për shtyrjen e El Clasicos ishte i keq. Nuk ishte e nevojshme ta shtynin. U luajt Espanyol-Villarreal, Barça-Valladolid… Nëse do të kishte ndodhur gjë këtë fundjavë, kush më garanton se nuk do të ndodhë më 18 dhjetor? Situata do të jetë shumë e ngjashme. Për Ligën dhe për klubet nuk është vendimi më i mirë, sepse do jemi të detyruar ta luajmë El Clasicon të mërkurën. Ata duhet ta kishin kapur demin nga brirët dhe shërbimet e sigurisë të bënin punën e tyre”.

32-vjeçari u shpreh më tej se Barcelona është në rrugë të mbarë për të fituar gjithçka në këtë sezon, pavarësisht nisjes me luhatje. Ndërsa për kthimin e Messit në versionin e tij më të mirë, theksoi: “Nuk më befason aspak, mendoj se është më i miri i të gjitha kohërave. Gjithnjë e më shumë njerëzit mendojnë kështu”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco