Sergio Ramos konkurron Messin si golashënues, i barazon rekordin

Sergio Ramos konkurron Messin si golashënues, i barazon rekordin

09:50, 31/10/2019

Sergio Ramos është bërë futbollisti i dytë që shënon gol në 16 sezone radhazi në La Liga, duke iu bashkuar Lionel Messit të Barcelonës si dy lojtarët e vetëm që e bëjnë një gjë të tillë.

Qendërmbrojtësi spanjoll shënoi golin e parë personal të këtij sezoni në fitoren e Real Madridit 5-0 kundër Leganes të mërkurën në “Santiago Bernabeu”.

Kjo nënkupton se 33-vjeçari e ka vazhduar ecurinë e gjatë të shënimit të golave në çdo sezon, që prej edicionit 2004-2005, kur ishte lojtar i Sevillës.

Ramos i shënoi dy golat e parë personale në sezonin e tij të vetëm të plotë për Sevillën, para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2005 dhe ta vazhdojë ecurinë e shënimit të golave sezon pas sezoni.

Ai i ka shënuar 62 gola në 468 paraqitje në ligën elitare spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco