Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

ZYRTARE/ Partizani merr vendim mbi të ardhmen e Dritan Mehmetit

ZYRTARE/ Partizani merr vendim mbi të ardhmen e Dritan Mehmetit

21:11, 30/10/2019

Partizani ka vendosur për të ardhmen e Dritan Mehmetit, me këtë të fundit që do të drejtojë skuadrën B të “Demave të Kuq”. Mehmeti ka qenë një ndër emrat më të përfolur në mediet sportive ditët e fundit, për shkak të një zënke me trajnerin e parë të Partizanit, Franco Lerda.

Ishte e qartë se te stoli i “Demave”, kishte vend vetëm për njërin nga të dy dhe Partizani ka vendosur të dalë sërish në krah të Lerdës, duke e konfirmuar Mehmetin si trajnerin e ekipit B. Ditën e hënë, menjëherë pas ndeshjes kundër Kukësit, Mehmeti dhe Lerda kanë pasur një konfrontim fizik, ku nuk mungoi as përdorimi i grushteve.

Mehmeti iu bashkua Partizanit në fillim të sezonit 2018/19, ku punoi në krah të Skënder Gegës, duke i shpallur “Demat” kampionë të Shqipërisë. Më parë, Mehmeti ka punuar edhe te Dinamo e Korabin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco