Janë publikuar formacionet zyrtarë për takimin mes Chelseas dhe Manchester United-it i vlefshëm për fazën e 1/8 të Carabao Cup (EFL Cup).
Chelsea do të presë “Djajtë e Kuq” në “Stamford Bridge”. Frank Lampard në këtë takim do të jetë pa Andreas Christense, N’Golo Kante, Ruben Loftus-Cheek dhe Antonio Rudiger, që janë të dëmtuar.
Në krahun tjetër, Eric Bailly, Diego Dalot, Timothy Fosu-Mensah, Paul Pogba dhe Axel Tunazebe, janë të dëmtuar te Man United.
Formacioni i Chelseat: Caballero, James, Zouma, Guhei, Alonso, Gilmour, Jorginho, Kovacic, Hudson-Odoi, Batshuayi, Pulisic.
Formacioni i Manchester United: Romero, Lindelof, Maguire, Rojo, Wan-Bissaka, McTominay, Fred, Lingard, Williams, James, Rashford.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: