FOTO/ Balotelli tërbon tifozët me gjestin ofendues, shikoni çfarë bëri kundër Interit!

FOTO/ Balotelli tërbon tifozët me gjestin ofendues, shikoni çfarë bëri kundër Interit!

19:35, 30/10/2019

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Sulmuesi italian është bërë sërish protagonist në humbjen e skuadrës së tij, Brescias 1-2 përballë Interit.

Balotelli kthehej si kundërshtar i ish-skuadrës së tij, nga e cila është larguar si armik. Siç ishte e dëgjueshme në transmetimet televizive, tifozët zikaltër bërtisnin disa herë “Balotelli copa m*ti”.

Por Balotelli nuk arriti të përmbahej gjatë ndeshjes së mbrëmshme edhe iu kthye tifozëve duke i treguar gishtin e mesit.

Një gjest që shtoi më shumë koret ndaj tij, që u bënë aq të padurueshme sa sipas mediave italiane, Balotelli i kërkoi edhe Handanoviç të ndërhynte pasi situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Tifozët zikaltër nuk ia kanë falur kurrë momentin kur hodhi fanellën në tokë gjatë ndeshjes me Barcelonën dhe ia kujtojnë me koret e tyre sa herë e shohin si kundërshtar në fushë.

Sigurisht që ky rast do të hetohet nga Disiplina e Federatës Italiane dhe Balotelli së bashku me Interin priten që të dënohen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco