Conte i pakënaqur me kalendarin: Kurrë s’kam parë në ekip tjetër kaq shumë...

Conte i pakënaqur me kalendarin: Kurrë s’kam parë në ekip tjetër kaq shumë...

18:29, 30/10/2019

Në javë e 10-të në Serie-A, Inter fitojë 2-1 ndaj Breshias, falë golave të Lautaro Martinez dhe Romelu Lukakut.

Mirëpo në një prononcim për mediat, trajneri i zikaltërve Antonio Conte u ankua për kalendarin e ngjeshur me të cilën futbollistët tij po luajnë.

“Ishte ndeshja e 3-të në 9-të ditë, dhe kjo më shqetëson, pasi rrit rrezikun e dëmtimit të lojtarëve”.

“Ne i morëm tre pikët, dhe i falënderova djemtë për këtë, por unë duhet të kem më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen e radhës. 7-të ndeshje në 20 ditë, kurrë s’kam parë në një ekip tjetër. Më duket shumë e çuditshme u shpreh Conte."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco