Ja të gjitha kandidaturat, për çmimet 'Globe Soccer Awards'

Ja të gjitha kandidaturat, për çmimet 'Globe Soccer Awards'

18:15, 30/10/2019

Përsa i përket listës së trajnerevë, kandidaturat për teknikun më të mirë të vitit 2019 janë Massimiliano Allegri, Jurgen Klopp, Erik ten Hag, Fernando Santos dhe trajneri i Algjerisë Djamel Belmadi, që fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në listën e ekipeve tre klubet e nominuar janë Liverpooli, Ajaxi si dhe skuadra e femrave të Lyonit, ndërsa emrat e përzgjedhur për listën e shkurtuar të futbollistit të ri më të spikatur të këtij viti janë Joao Felix, Jadon Sancho, Kai Havertz, Erling Haaland dhe Ansu Fati.

Te femrat janë shtatë kandidaturat: Lucy Bronze, Marta, Ada Hegerberg, Amandine Henry,portierja e Holandës Sari van Veenendaal, si dhe dy futbollistet e Shteteve të Bashkuara që fituan titullin në Botërorin e zhvilluar në Francë Alex Morgan dhe Megan Rapinoe. Në listën e përzgjedhur për menaxherin më të mirë të vitit 2019 bëjnë pjesë Jorge Mendes, Mino Raiola dhe Federico Pastorello.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco