Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Arena Kombëtare’ ngel në klasë nga UEFA, ja problematika me stadiumin e ri!

‘Arena Kombëtare’ ngel në klasë nga UEFA, ja problematika me stadiumin e ri!

18:07, 30/10/2019

Nëse FSHF dëshiron që të zhvillojë ndeshjen ndaj Francës në nëntor në “Arenën Kombëtare”, do t’i duhet që me urgjencë të bëjë ndryshime të mëdha në impiant e të ofrojë kushte më të përshtatshme për mediat dhe transmetimin televiziv.

Kjo ka qenë një nga detyrat kryesore që inspektimi i fundit UEFA-s u ka lënë drejtuesve të FSHF-së, duke u bërë të qartë se situata aktuale nuk përputhej me kërkesat minimale që duhet të plotësojë për të siguruar licencimin për këtë sfidë.

Sipas RTSH, në inspektimin e fundit, UEFA ka konstatuar se vendet e caktuara për kamerat e transmetimit në tribuna nuk ishin të përshtatshme, për një sinjal të pastër transmetimi. Gjithashtu, vendet e komentatorëve të ndeshjeve si dhe të mediave, nuk kishin të gjitha shikueshmëri të qartë të asaj që ndodhte në fushën e lojës.

FSHF i kishte kaluar në plan të dytë këto gjëra, por për UEFA-n, ato janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të shesë sa më mirë produktin e saj. Ndaj ajo ka lënë si detyrë që të bëhen sa më shpejt korrigjimet e këtyre gabimeve në planin e FSHF-së, për të bërë të mundur që gjithçka të jetë gati për ndeshjen e nëntorit.

Sipas planit paraprak, FSHF do të ketë më 3 nëntor ndeshjen e parë testuese, atë mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra, për të parë gjendjen e sistemeve të impiantit. Por më parë, institucioni i futbollit duhet të zgjidhë këto probleme që nuk i kishte parashikuar, ndaj është në luftë me kohën për të sistemuar gjithçka, pasi dueli kundër Francës është më pak se 3 javë larg. / Vipsport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

xj30/10/2019 20:09

rensi ka a osht kulla ne rregull.

Shqiptari30/10/2019 19:34

Si mund te certifikoje UEFA nje shemtire kaq te paprecedente??!!! Godina e shemtuar nuk u nis per stadium. Ajo u nis dhe u projektua vetem per kulle, per hotel, per qender tregetare duke e kamufluar me nje pamje kaq te shemtuar si stadium. Ajo godine eshte TURPI i botes!!! Nuk ka ne asnje vend te botes, as edhe ne vendet me te prapambetura te botes nje stadium kaq te shemtuar, pa vesh, pa tribune qendrore. Te gjithe shqiptaret prisnin qe me ne fund te shikonin dhe te shijonin per here te pare ne jete, per here te pare ne vendin e tyre te varfer, nje stadium te nivelit evropian. Por jo, buza e shiptarit nuk ka per te qeshur kurre per sa kohe qe ne Shqiperi te qeverisin monstrat, grabitqaret, maskarenjte, hajdutet, legenat, qelbesirat dhe ndyresirat e kombit!!! Cfare shemtie!!! Natyrisht qe edhe UEFA e percmoi kete ndertese monster, kete shemtire te shpifur qe banda e RILINDJES ua ngeci shqiptareve. Ajo godine me teper ngjan me citjanet dhe poturret e Rames dhe me surratin e shpifur dhe te shemtuar te lali Plehut, qe eshte gati per pushtet dhe para, te haje cdo lloj muti qe i servir krye-banditi i Shqiperise!!! UEFA e dha vleresimin: SHPIFESIRA E EVROPES NE MES TE TIRANES! TURP! TURP! TURP!

Shto koment

Denonco