Hazard: Ja arsyeja pse erdha në Madrid

Hazard: Ja arsyeja pse erdha në Madrid

17:50, 30/10/2019

Eden Hazard u bë pjesë e Real Madrid në merkaton verore.

Belgu kështu  plotësoi ëndrrën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, ndërsa së fundmi në një intervistë për emision “Campo de Estreallas” (Fusha e yjeve), Hazard zbuloi edhe arsyen kryesore pse kishte ardhur në Madrid.

“Siç e kam thënë edhe ur u prezantova, Champions League është shumë e rëndësishme”.

“Në Londër, arrita vetëm një herë të shkoja në gjysmëfinale”.

“Chelsea e kishte fituar Championsin një vit përpara se të shkoja unë.”

“Në Madrid kam ardhur për të fituar Championsin, pasi është i rëndësishëm për çdo lojtar. Ne do të japim më të mirën për të fituar Championsin, La Ligan edhe Kupën e Mbretit. Shpresoj që në fund të sezonit të kemi arritur më të mirën”, u shpreh Hazards.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco