Guardiola: Në historinë e futbollit, nuk do të ketë kurrë lojtarë si ...

Guardiola: Në historinë e futbollit, nuk do të ketë kurrë lojtarë si ...

17:43, 30/10/2019

Pep Guardiola nuk ka kursyer elozhet për Lionel Messin.

Strategu spanjoll e ka pranuar se shumë trajnerë të tjerë shumë të mirë nuk fitojnë trofe sepse nuk kanë në skuadër lojtarë si Leo Messi.

Guardiola nënvizoi se nuk do të ketë kurrë lojtarë si Messi.

“Ka trajnerë shumë të mirë të cilët nuk kanë fituar asgjë sepse nuk kanë pasur lojtarë si Messi”, tha Guardiola në një intervistë për Catalunya Radio.

“Nuk do të ketë kurrë lojtar si ai. Futbolli u takon futbollistëve. Në Barcelonë ma dhanë ekipin e parë dhe atje e kisha një president të madh (Joan Laporta). Ishte një përzierje e lojtarëve me përvojë dhe lojtarëve si Messi”, përfundoi Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco