Zënka me Lerdën/ Zëvendëstrajneri nuk paraqitet në stërvitje, largohet nga Partizani...?

Zënka me Lerdën/ Zëvendëstrajneri nuk paraqitet në stërvitje, largohet nga Partizani...?

15:15, 30/10/2019

Dritan Mehmeti nuk do të jetë më zëvendëstrajneri i Partizanit. 39-vjeçari nuk ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të kësaj të mërkure, në Elbasan, fakt që vërteton se ai është larguar nga të kuqtë.

Kujtojmë që Mehmeti pati një përplasje të ashpër me trajnerin Franco Lerda në përfundim të ndeshjes me Kukësin për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën sesi u menaxhuan zëvendësimet.

Mehmeti ka sugjeruar aktivizimin e Asanit, për ta fituar ndeshjen, ndërsa Lerda ka patur mendim tjetër.

Përplasja mes të dyve, që e ka zanafillën te konflikti i muajve me parë, duket se i ka detyruar drejtuesit të marrin vendimin për të larguar Mehmetin, në pamundësi të bashkëpunimit mes tij dhe trajnerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco