Shënoi 2 gola kundër Valladolid, Messi kalon Ronaldon

Shënoi 2 gola kundër Valladolid, Messi kalon Ronaldon

13:10, 30/10/2019

Lionel Messi dhuroi spektakël në fitoren 5-1 të Barcelonës kundër Valladolidit, duke u shfaqur në versionin e tij më të mirë.

Realizoi dy gola dhe po kaq herë asistoi shokët e skuadrës. Praktikisht, ishte protagonist absolut në fushën e blertë si inspirues i “blaugranave”.

Falë këtyre numrave, ai arriti të parakalonte Cristiano Ronaldon në nivel klubesh.

Leo Messi, i cili shënoi golin numër  600 sezonin e kaluar kundër Liverpoolit, tani ka arritur shifrën e 608 golave, dy më shumë se Cristiano Ronaldo, i cili gjatë karrierë së tij ka tundur rrjetën 606 herë me klubet ku ka luajtur.

Në 16 sezone te Barcelona, ??Leo Messi ka shënuar 608 gola në 695 ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo, i cili ka marrë pjesë në 18 fushata profesionale, ka shënuar 606 gola në 814 ndeshje, domethënë ka luajtur 119 ndeshje më shumë se Messi në nivel klubesh.

Numrat e Messit janë stratosferikë. Argjentinasi, i cili ka luajtur vetëm në Barcelonë, ka një mesatare 0.87 gola për ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo, i cili ka kaluar nga Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madrid e deri tek Juventusi, ka një mesatare prej 0.74 gola për takim.

Messi shënon një gol çdo 92 minuta lojë, ndërsa portugezit i duhen mesatarisht 109 minuta për të gjetur rrjetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco