Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Trajneri i Milanit: Dua futbollistë krenarë, përfaqësojmë një klub prestigjioz

Trajneri i Milanit: Dua futbollistë krenarë, përfaqësojmë një klub prestigjioz

12:52, 30/10/2019

Stefano Pioli e ka të qartë se në ndeshjen e nesërme të Serisë A ndaj Spal në “San Siro” nuk lejohet asnjë hap fals.

Në konferencën për shtyp para sfidës, trajneri u shpreh se kërkon nga futbollistët e tij të jenë të zemëruar, të luftojnë deri në fund dhe të jenë krenarë.

“Në lojë janë edhe 87 pikë. Është e gjithë koha për të rikuperuar në tabelën e klasifikimit. Dua që futbollistët të jenë të motivuar, krenarë dhe të zemëruar. Secili prej nesh duhet të japë më shumë. Dua lojtarë që luftojnë për 95 minuta për të arritur te fitorja.

Duhet të jemi shumë të përgjegjshëm. Përfaqësojmë një fanellë shumë prestigjioze, në një klub prestigjioz. Tifozët me Leçen ishin 50.000 dhe mendoj se e vlerësuan shpirtin e skuadrës. Tifozët nuk janë budallenj. Ata e kuptojnë kur skuadra vendos shpirtin dhe luan me vendosmëri. Varet nga ne”, u shpreh Pioli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco