UEFA ndëshkon Bullgarinë për koret raciste të tifozëve në përballjen me Anglinë

UEFA ndëshkon Bullgarinë për koret raciste të tifozëve në përballjen me Anglinë

11:55, 30/10/2019

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka marrë vendimin për dënimin e Federatës Bullgare të Futbollit për koret raciste dhe përshëndetjet naziste të tifozëve bullgarë në ndeshjen me Anglinë, të luajtur më 14 tetor, të cilën përfaqësuesja ballkanike e humbi me rezultatin e thellë 0-6.

Një ndeshje pa tifozë, 75 000 euro gjobë, plus 10 000 euro të tjera gjobë për zhurmën e shkaktuar në momentin e këndimit të himnit anglez.

Në rast se episode të tilla do të përsëriten gjatë dy viteve të ardhshme, do të aplikohet menjëherë dënimi me një ndeshje tjetër pa tifozë.

Federata Bullgare e Futbollit do të jetë gjithashtu e detyruar që në ndeshjet e ardhshme të shfaqë një banderolë ku do të shkruhet “No to racism” (jo racizmit) përkrah logos së UEFA-s.

Në vendimin e UEFA-s i tërhiqet vëmendja Federatës Bullgare të Futbollit për menaxhimin e dobët të pamjeve të përsërita në ekranet e mëdha gjatë garës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco