VIDEO+FOTO/ ‘Messi është nga një planet tjetër’. Nota në fitoren me Vlladolid

VIDEO+FOTO/ ‘Messi është nga një planet tjetër’. Nota në fitoren me Vlladolid

10:22, 30/10/2019

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, tha se superylli Lionel Messi është “nga një planet tjetër”, pasi argjentinasi prodhoi një performancë të jashtëzakonshme kundër Real Valladolid.

Messi ishte në natën e tij më të mirë me dy gola dhe dy asiste, ndërsa kampionët e La Ligës mposhtën Valladolid 5-1 në “Camp Nou”.

“Ne e shohim atë çdo ditë, por ai na befason çdo ditë. Leo është nga një planet tjetër. Ne jemi të lumtur, ne fituam dhe skuadra u ndje mirë. Unë nuk kam asnjë fjalë për të folur për Leon. Ju duhet të përfitoni nga kjo dhe të përfitoni nga ai”, deklaroi Vidal.

Kapiteni i Barcelonës ishte fantastik mbrëmë, duke marrë notën maksimale 10 në suksesin ndaj Valladolid.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco