Antonio Conte thyen rekord të ri tek Interi

Antonio Conte thyen rekord të ri tek Interi

10:04, 30/10/2019

Antonio Contes i janë dashur vetëm 4 muaj në radhët e Interit që të shkruajë emrin e tij në librin e rekordeve të klubit zikaltër.

Kjo, jo vetëm për shkak të ecurisë së jashtëzakonshme në kampionat, ku në mënyrë të paparashikuar po i bën ballë Juventusit duke bërë shpesh rokadë me të në kreun e klasifikimit.

Trajneri ka ndërtuar një skuadër e cila sulmon dhe gjen me rregullsi rrjetën dhe kjo e ka bërë atë teknikun më të suksesshëm të historisë së Interit në këtë aspekt.

Sipas statistikave të “OPTA”, Interi i drejtuar nga Conte në 13 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet në këtë edicion, ka gjetur gjithmonë rrugën e rrjetës, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e klubit, duke u ndalur disa herë te shifra 12.

Mbrëmë, me golat e Lautaro Martinez dhe Romelu Lukakut, trajneri arriti të thyente edhe këtë mallkim dhe të siguronte ndeshjen e 13-të radhazi duke shkruar emrin e tij mes teknikëve më të mirë në historinë e Interit, edhe pse ka shumë pak kohë në drejtimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco