Veseli i pafat në Serie B, shkakton 2 autogola në dy ndeshjet e fundit

Veseli i pafat në Serie B, shkakton 2 autogola në dy ndeshjet e fundit

09:36, 30/10/2019

Frederik Veseli po kalon një periudhë shumë të pafat me skuadrën e Empolit në Serinë B dhe ai ka qenë protagonist negativ në dy ndeshjet e fundit.

Empoli ka barazuar të dy këto sfida të fundit në kampionat, me Trapanin dhe Specian e në të dy rastet, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka qenë ai që ka ndikuar në rezultat, duke dërguar topin në rrjetën e portës së vet.

Ndaj Trapanit, Veseli devijoi në minutat shtesë sferën në portën e Empolit duke vulosur barazimin 2-2.

Dje, në duelin ndaj Specias, një gjuajtje e Bidaui u përplas në trupin e mbrojtësit shqiptar dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin miqve, që fatmirësisht pak minuta më vonë u barazua nga Fratesi.

Një moment i pazakontë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, i cili vazhdon të jetë titullar i paprekshëm në radhët e Empolit dhe luan rregullisht me klubin, i cili është ndër kandidatët kryesorë për t’u kthyer përsëri në Serinë A në sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco