Emanuele Ndoj debuton në Serie A, vlerësimi në sfidën me Interin

Emanuele Ndoj debuton në Serie A, vlerësimi në sfidën me Interin

09:08, 30/10/2019

Një titullar i padiskutueshëm me Brescian sezonin e kaluar në Serinë B, por këtë sezon Emanuele Ndoj nuk kishte mundur të zhvillonte asnjë minutë në ligën superiore italiane, që nga momenti që janë ngjitur në kategori.

Debutimi ishte shtyrë vazhdimisht, për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave për thuajse tre muaj dhe ka mundur të luajë vetëm mbrëmjen e djeshme ndaj Interit.

Fillimisht u krijua përshtypja se aktivizimi i mesfushorit do të ishte ogur i mirë për skuadrën e Euxhenio Korinit, pasi vetëm disa çaste nga zëvendësimi “Dallëndyshet” barazuan (autogol i Shkrinjarit).

Mediat italiane e vlerësojnë në këtë mënyrë mesfushorin kuqezi:  “22-vjeçari nuk pati shumë minuta në gatishmëri për të hyrë në ritmin e lojës. Vetëm disa pasime të rregullta në fushë në çerek orën që qëndroi në kuadratin e blertë i kanë garantuar notën kaluese 6”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco