Eros Grezda gjen ‘paqen’ me tifozët e Rangers

Eros Grezda gjen ‘paqen’ me tifozët e Rangers

08:44, 30/10/2019

Më në fund ka lajme optimiste për të ardhmen e Eros Grezdës, apo të paktën për të vazhdimësinë e tij në radhët e Reangers derisa të gjejë një sistemim të ri.

Dy golat dhe penalltia e shënuar kualifikuan ekipin e të rinjve në çerekfinalet e Kupës dhe nga tifozët e Rangers më në fund ka ardhur vlerësimi i munguar prej kohësh për sulmuesin shqiptar.

Grezda ishte kthyer në “armikun publik” dhe ishte kritikuar në mënyrë të vazhdueshme nga tifozët në rrjetet sociale prej shumë kohësh, aq më tepër kur edhe Stiven Gerard tha se ai duhej të largohej për të luajtur më rregullisht.

Por futbollisti shqiptar qëndroi te Rangers e në fund duket se po fiton pak nga pak zemrat e mbështetësve, edhe pse duke luajtur me ekipin e të rinjve për momentin.

Në fund të sfidës, e cila u ndoq në mënyrë të papritur nga mbi 400 tifozë të Rangers, shumë prej tyre kërkuan që futbollisti shqiptar të bënte foto me ta dhe ai me entuziazëm ka pranuar.

Kjo foto është shpërndarë nga vetë klubi i Rangers, duke treguar më në fund një moment lumturie për lojtarin te skocezët pas një viti me të vërtetë të vështirë për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco