VIDEO/ Barcelona shkatërron Valladolidin, Messi i papërmbajtshëm!

VIDEO/ Barcelona shkatërron Valladolidin, Messi i papërmbajtshëm!

23:23, 29/10/2019

Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga.

Katalanasit morën një fitore të thellë me rezultatin 5-1 përballë Valladolidit në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në la Liga.

Vetëm 120 sekonda i kanë mjaftuar Clement Lenglet që me një gol të bukur të legjitimojë festën e katalanasve të pranishëm në “Camp Nou”.

Miqtë reaguan shpejtë, duke barazuar rezultatin me anë të Kiko në 1-1, por gëzimi gjati pak. Gjithçka nisi nga këmbët e Leo Messit i cili dhuroi një asist magjik për Atruro Vidal që nuk gaboi i vetëm përballë portierit.

Pas kësaj, ishte momenti për ‘show’ nga Leo Messi, që në minutën e 34’ realizoi një gol magjik nga goditja e dënimit.

"Jashtëtokësori" realizoi një gol të çmendur nga goditja e dënimit ndërsa topi përfundoi në trekëndëshin e portës së Valladolidit.

Por në minutën e 76’ ishte sërish Messi që realizoi edhe golin e dytë personal. Për rezultatin përfundimtar mendoi sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili realizoi për 5-1.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson La Ligan me 22 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco