Interi rikthehet tek fitorja, Martinez dhe Lukaku protagonist për zikaltërit

Interi rikthehet tek fitorja, Martinez dhe Lukaku protagonist për zikaltërit

23:10, 29/10/2019

Interi “fluturon” në krye të Serisë A falë dyshes Martinez-Lukaku. Sulmuesi argjentinas dhe ai belg realizuan nga një gol në fitoren 1-2 në stadiumin “Rigamonti” të Brescias, ku vendasit i zgjuan në fund por pa mundur të shmangin humbjen.

Takimi i zhbllokua në minutën e 23-të nga Lautaro, i cili goditi fort nga distanca dhe falë devijimit të kundërshtarit topi kaloi mbi portierin, duke përfunduar në rrjetë.

Brescia e nisi me ritëm të lartë pjesën e dytë, duke rrezikuar me Balotellin dhe Donnarumman, por rrjetën e tundi sërish Interi me Romelu Lukakun, që goditi bukur nga jashtë zonës për golin e 0-2.

Një pakujdesi e zikaltërve në fazën mbrojtëse i dha mundësi Brescias të ngushtonte në 1-2 rezultatin e të hapte takimin. Në fakt, ishte një autogol i Milan Skriniar, të cilit topi iu përplas në gju pas ndërhyrjes së Handanovicit me këmbë.

Gjithsesi, në minutat në vazhdim nuk pati më ndryshim rezultati, me Interin që iu gëzua fitores së 8-të sezonale, e shpresën se Juventusi do të gabojë ndaj Genoas.

Në këtë sfidë, mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj, u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Mangravitit, por pa mundur të bëjë më shumë për të shmangur humbjen e Brescias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco