Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘The Sun’ shkruan sërish për presidentin Ilir Meta: Historia e gjatë e shqiptarëve me Celtic!

‘The Sun’ shkruan sërish për presidentin Ilir Meta: Historia e gjatë e shqiptarëve me Celtic!

20:57, 29/10/2019

Tabloidi britanik “The SUN” i ka kushtuar një artikull special presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës.

Urimi i bërë nga Meta në drejtim të Rocco Vatës, i cili ndoqi gjurmët e babait të tij Rudi Vatës duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Celtic, ka tërhequr sërish vëmendjen e medias britanike, por edhe tifozëve skocezë.

Prestigjiozja 'The Sun' ka publikuar një artikull të detajuar lidhur me urimin e Presidentit Meta, ndërkohë që e ka vënë theksin edhe te historia e shqiptarëve me klubin e njohur të Celtic-ut, shkruan SYRI.net.

“Çfarë lajmi fantastik: Djali i #RudiVata, Rocco, një futbollist i ri dhe me të vërtetë i talentuar po ndjek gjurmët e të atit, ka nënshkruar me klubin tim të preferuar #CelticFC #Historia e #Shqiptarëve me Celtic FC do të jetë shumë e gjatë dhe besoj e suksesshme!@ Urime #RoccoVata!

Meta ka uruar të riun, i cili është fotografuar duke pozuar me një bluzë Vata përkrah shefit të klubit Peter Lawwell dhe Chris McCart.

Kujtojmë që pas Rudi Vatës, që për sezonet 1992-1996 ishte pjesë e klubit skocez, me një kontratë profesioniste është lidhur me klubin jeshil edhe i biri i tij, Rocco Vata.

Roko, i lindur më 18 prill të 2005-ës, ka firmosur kontratën e parë si profesionist në karrierën e tij që sapo ka nisur dhe po rritet, dhe është një element i rëndësishëm për akademinë e klubit të Celtic, ku luan me ekipin U-16. / SYRI.net /

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco