Drejtori i Vllaznisë i habit të gjithë, emërohet trajner i rivalëve të Shqipërisë

Drejtori i Vllaznisë i habit të gjithë, emërohet trajner i rivalëve të Shqipërisë

20:03, 29/10/2019

Drejtori turk i Vllaznisë, Engin Firat i ka habitur të gjithë, pasi është emëruar si trajner i kombëtares së Moldavisë.

Federata ka prezantuar turkun që pason në këtë pozitë Semen Altman, që u largua pas humbjes ndaj Shqipërisë me rezultatin 0-4.

Në kontratën që ka lidhur me presidentin e Federatës Moldave të Futbollit, Firat do të drejtojë ekipin në dy ndeshjet e nëntorit, përballë Francës dhe Islandës.

Më pas, ata do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve, për të vendosur nëse do të zgjasin kontratën apo jo.

Kujtojmë që Moldavia është pjesë e Grupit H eliminator të Europianit 2020, grup ku bën pjesë edhe Shqipëria.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco