Messi flet hapur: Te Barcelona nuk preferoj të zëvendësohem!

Messi flet hapur: Te Barcelona nuk preferoj të zëvendësohem!

18:49, 29/10/2019

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka pranuar se ai do të preferonte të hynte në lojë nga stoli rezervë sesa ta niste një ndeshje nga fillimi e pastaj të zëvendësohej.

Sulmuesi argjentinas është bërë i njohur si njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve për shkak të karrierës së tij të jashtëzakonshme me Barcelonës, për të cilët ka arritur t’i shënojë 606 gola në 694 ndeshje.

Edhe pse argjentinasi më herët e kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në vendlindje dhe për të luajtur për Newell’s Old Boys, ai tashmë ka dërguar një mesazh trajnerëve të ardhshëm të Barcelonës.

“Nuk më pëlqen kur më zëvendësojnë. Preferoj të hyj në lojë nga stoli dhe të luaj më pak minuta, por jo të zëvendësohem”, ka thënë Messi për TyC Sports.

“Mendoj kështu sepse shpesh herë shënoj në fund të ndeshjes ku gjen më shumë hapësirë pasi kundërshtarët lodhen më shumë. Unë preferoj të hyjë në lojë dhe ta shijoj ndeshjen, dhe jo të zëvendësohem dhe ta humb pjesën më të mirë”, theksoi ai.

Kujtojmë që Messi ka humbur 5 nga ndeshjet e Barcelonës në La Liga këtë sezon për shkak të problemeve fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco