Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Ibrahimoviç shton dyshime mbi të ardhmen: Përshëndetje Spanja, gjejeni pak? Jam duke u kthyer

VIDEO/ Ibrahimoviç shton dyshime mbi të ardhmen: Përshëndetje Spanja, gjejeni pak? Jam duke u kthyer

17:59, 29/10/2019

Zlatan Ibrahimoviç është drejt fundit të aventurës me skuadrën e Los Anxhelos Galaksi dhe pritet që aventurën ta vazhdojë në Europë.

Për sulmuesin suedez, ka oferta të shumta dhe disa nga skuadrat më elitare synojnë ta kenë në skuadër suedezin duke parë edhe formën që po kalon në Amerikë.

Milani, Inter, Napoli apo edhe Bolonja, janë vetëm disa nga ekipet që dëshirojnë të kenë në skuadër 38-vjeçarin.

Megjithatë një destiancion tjetër shfaqet për të ardhmen e lojtarit, i cili ka ngritur dyshime nëpërmjet një video. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Ibra, i cili shprehet: “ Përshëndetje Spanja, gjejeni pak? Jam duke u kthyer.”

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një rikthim të lojtarit në La Liga ku më parë ka luajtur për Barcelonën, apo bëhet fjalë për diçka tjetër. Këtë do na i tregojë koha më vonë, kur futbollisti të ketë zgjedhur edhe të ardhmen e tij.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco