Xhaka ‘tërbon’ më shumë tifozët e Arsenalit, ja çfarë bën së fundmi shqiptari!

Xhaka ‘tërbon’ më shumë tifozët e Arsenalit, ja çfarë bën së fundmi shqiptari!

17:49, 29/10/2019

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka reaguar pas incidentit me tifozët në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Xhaka ka ndryshuar foton e profilit në Instagram duke larguar një pozë të tij me fanellën e shiritin e kapitenit të Arsenalit dhe ka vendosur një foto si kapiten i Zvicrës.

Krisja mes tij dhe Arsenalit tashmë është evidente dhe përfundimtare. Shqiptari hodhi shiritin e kapitenit të Arsenalit pasi tifozët e vërshëllyen gjatë zëvendësimit.

Merkatoja e janarit është afër dhe Xhaka mund të kërkojë një largim nga Anglia. Ai nuk është aspak i lumtur me "Topçinjtë" dhe sjellja e tij i ka vendosur kapak gjithçkaje.

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit. Një takim ky i vlefshëm për 1/8 e Kupës. Kjo është masa e parë që ka marrë trajneri Unai Emery ndaj futbollistit, i cili në ndeshjen e fundit të topçinjve u kontestua nga tifozët e Arsenalit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco