Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Problemi me tifozët, merret masa e parë për Granit Xhakën

Problemi me tifozët, merret masa e parë për Granit Xhakën

16:13, 29/10/2019

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Liverpulit. Një takim ky i vlefshëm për 1/8 e Kupës. Kjo është masa e parë që ka marrë trajneri Unai Emery ndaj futbollistit, i cili në ndeshjen e fundit të topçinjve u kontestua nga tifozët e Arsenalit.

Megjithatë, Xhaka nuk e la me aq dhe ia ktheu mbrapsht kontestimin, duke përdorur edhe fjalë të pahijshme në drejtim të tyre. Imazhe këto të cilat kanë bërë xhiron e mediave në Angli, por jo vetëm, ndërsa tashmë është vendosur në dyshim edhe shiriti i kapitenit.

Për momentin, tekniku Emery nuk ndërmarrë veprim tjetër përveç se ta lejë jashtë skuadre për ndeshjen e nesërme, ndërsa për punën e shiritit, mund të merret një mendim i përbashkët me futbollistët e Arsenal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco