E quajnë provokator, tifozët e Torinos kërkojnë shkarkimin e trajnerit

E quajnë provokator, tifozët e Torinos kërkojnë shkarkimin e trajnerit

15:27, 29/10/2019

Torino nuk fiton që prej 29 shtatorit kur mposhtte Milanin me përmbysje dhe përveç rezultateve negative, trajneri Walter Mazzarri ka humbur edhe respektin e tifozërisë “Granata”, teksa dy tifogrupet më të mëdha të skuadrës kanë dalë me një komunikatë, ku kërkojnë shkarkimin e tij.

Në letrën e tifozëve, si shkaqe për këtë kërkesë renditen jo vetëm rezultatet e munguara dhe loja e dobët, por edhe fakti që Mazzarri ka cituar si një futbollist shembull, kapitenin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

“Nuk mundemi më! Walter Mazzarri duhet të largohet! Duhet të largohet sepse Torino bëhet gjithmonë e më e shpifur, në fushë dhe në renditje. Duhet të largohet, sepse qendra stërvitore është gjithmonë e mbyllur, duke u hequr mundësinë tifozëve të jetojnë me Torinon dhe të bëjnë tifo për të.

Dhe pika e fundit, që bëri të derdhej kupa, ishte që referoi Chiellinin si shembull për t’u ndjekur nga lojtarët e Torinos. Provokim i papërtypshëm. Një trajner i Torinos, nuk mund të referojë një kurrizdalë si Chiellini, si shembull për lojtarët e tij. Kurrë! Ka shumë e shumë lojtarë të Torinos, që kanë nderuar fanellën dhe mund t’u referohesh atyre”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e tifogrupeve më të mëdha të skuadrës “Granata”.

Kjo deklaratë e tifozërisë “ndez” ambientin në një javë ku Torino do të përballet me dy sfida mjaft të rëndësishme, ndaj Lazios nesër në mbrëmje në “Olimpico” dhe në fundjavë në derbin ndaj Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco