Vidal nuk e harron Conten: Më dha besim

Vidal nuk e harron Conten: Më dha besim

12:59, 29/10/2019

Arturo Vidal nuk është duke kaluar periudhën e tij më të lumtur te Barcelona.

Mesfushori është përfshirë shumë pak në mekanizmat e trajnerit Valverde, ndaj dhe zërat se mund të largohet nga Spanja në muajin janar kanë ardhur gjithnjë e duke u bërë më shumë kumbues, ndërsa Interi është i vëmendshëm pasi Conte kërkon një lojtar si kiliani.

Në fakt, një shtysë ia jep më shumë edhe vetë Vidal, i cili në një intervistë të fundit shprehet se nuk është i lumtur, ndërsa thekson se e Conten ka kujtime të bukura.

“Po punoj në maksimum për të mos u larguar nga klubi dhe për të arritur objektiva të rëndësishëm në këtë sezon. Nuk jam i lumtur, por po përpiqem të ndryshoj situatën dhe të kthehem titullar. Nuk jam i lumtur nga situata, por këto janë zgjedhje të trajnerit. Unë dua të ndihmoj skuadrën kur kanë nevojë dhe stërvitem në mënyrën më të mirë. Punoj shumë, duke ditur që gjithnjë kam qenë titullar dhe kam pasur besimin e shokëve dhe të trajnerëve.

Conte? Më kujtohen shumë gjëra të bukura me të. Këtë kapërcimin e kualitetit që të duhet për t’u bërë një nga më të mirët, e kam bërë me ndihmën e tij. Gjëja më e rëndësishme në futboll është besimi. Dhe kur një trajner të jep besim, atëherë përmirësohesh shumë”, u shpreh Vidal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco