Klubi spanjoll futet në garë me Manchester United për Mario Mandzukic

Klubi spanjoll futet në garë me Manchester United për Mario Mandzukic

12:48, 29/10/2019

E ardhmja e Mario Mandzukic mbetet ende për tu vendosur. Me siguri sulmuesi kroat do të largohet nga Juventusi, por ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni.

Nëse deri tani për 33-vjeçarin kishin shfaqur interes Manchester United apo Al Duhail, së fundmi edhe spanjollët e Sevillas kanë vënë në shënjestër kroatin.

Andaluzianët për momentin ndodhen në vendin e pestë në La Liga, por kërkojnë që të afrojnë një tjetër lojtar, i cili do të garantonte më tepër gola për ekipin e drejtuar nga Julen Lopetegui në pjesën e dytë të sezonit.

Gjithsesi, pavarësisht interesimit të Sevillas, për momentin Mandzukic preferon një kalim në Premier League ose një rikthim në Bundesligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco