Pësuan 9 gola nga Leicester, futbollistët e Southampton ‘lajnë turpin’ me rrogën ditore

Pësuan 9 gola nga Leicester, futbollistët e Southampton ‘lajnë turpin’ me rrogën ditore

12:36, 29/10/2019

Humbja në shtëpi 0-9 kundër Leicester në Premier Ligë ishte poshtëruese për lojtarët e Sauthemptonit, të cilët po përpiqen të shpëtojnë fytyrën e tyre, duke bërë një gjest human.

Futbollistët e “Shenjtorëve” dhe stafi kanë ofruar një ditë nga rroga e tyre për fondacionin e bamirësisë së klubit, të cilat do të shkojnë për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit që vuajnë nga varfëria në zonën e Sauthemptonit.

Lajmin e njoftoi vetë klubi përmes një komunikate: “Skuadra ka punuar gjatë gjithë javës për të korrigjuar gjërat për tifozët”, thuhej në komunikatën zyrtare pas humbjes më të thellë në historinë e Premier Ligës mbrëmjen e së premtes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco