Gafat e shumta, klubi turk do largojë Loris Karius

Gafat e shumta, klubi turk do largojë Loris Karius

11:52, 29/10/2019

Ajo finale e Ligës së Kampioneve e humbur përballë Real Madrid duket se ka mbyllur përfundimisht karrierën në nivele të larta për Loris Karius.

Që nga ajo paraqitje e tmerrshme kundër madrilenëve, portieri po përjeton një rënie të vazhdueshme dhe dhuron gafa të njëpasnjëshme, aq sa edhe te klubi i Beshiktash nuk e shohin më si një lojtar të vlefshëm për kampionatin turk.

Sipas mediave turke, gabimet e portierit tashmë u kanë mbushur mendjen drejtuesve të klubit që ta largojnë atë që në janar, duke mbyllur para kohe marrëveshjen që kishin me Liverpoolin.

Klubi anglez ua kishte dhënë në huazim futbollistin për dy sezone, duke shpresuar që gjatë kësaj kohe Karius të tregonte veten e të paktën të siguronin diçka nga një shitje e mundshme e tij.

Jurgen Klop nuk e do më në ekip gjermanin dhe i ka bërë të qartë atij se duhet të sigurojë të ardhmen dikur tjetër, pasi me Alison si titullar e Adrian si zëvendësues, është i qetë sa i përket portës dhe garancisë që japin dy gardianët në prapavijën e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco